Tentoi të fusë drogë në burgun e Fierit, arrestohet 66-vjeçarja! E kishte fshehur në atlete - Report-tv.al

Kanabisi i fshehur në atlete

Tentoi të fusë drogë në burgun e Fierit, arrestohet 66-vjeçarja! E kishte fshehur në atlete

23 Gusht, 16:42| Përditesimi: 23 Gusht, 16:43

  • Share

Një 66-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier pasi ka tentuar që të fusë drogë brenda burgut për një të afërm të sajin.

Pas kontrollit, policia i gjeti Limoza Xhelalit, 32.45 gram kanabis, që u sekuestrua nga policia. Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e atleteve të 66-vjeçares, e cila ishte përgatitur për ta takuar të paraburgosurin Mariglen Gashi, i arrestuar për vjedhje.

Forcat e policisë në Lushnjë kryen edhe kontrolle në banesën e saj, por nuk gjetën sende të kundraligjshme. 66-vjeçarja u arrestua dhe akuzohet për Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë

Sot, më datë 23 Gusht 2024, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, gjatë një kontrolli me qëllim parandalimin dhe konstatimin e sendeve të ndaluara referuar dhe të dhënave nga inteligjenca operative punonjësit e IEVP-së dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, konstatuan dhe sekuestruan një sasi  lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa, me peshë totale 32.45 gram.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit fizik të familjares Limoza Bahi Xhelali, e lindur më 16 Shtator 1958, e cila ishte duke u përgatitur për të takuar të paraburgosurin Mariglen Gashi, i arrestuar për vjedhje. Kontrolli u krye në pjesën e atleteve të zonjës Xhelali, ku u gjet lënda e dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua menjëherë në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme kriminalistike.

Lidhur me këtë rast, është informuar menjëherë Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksion i Përgjithshëm Fier, i cili po ndjek veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në vijim të hetimeve, u krye edhe një kontroll në banesën e shtetases Limoza Xhelali nga forcat e policisë Lushnje, ku nuk u gjetën sende të paligjshme.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është duke vazhduar me veprimet procedurale të nevojshme.

Shtetasja Limoza Xhelali u arrestua dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, në bazë të neneve 324/a dhe 283 të Kodit Penal.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/08/2024 01:34

    Burgjet e Shqiperise duhet te kene modelin e burgjeve amerikane.Asnje kontakt direkt mes vizitoreve dhe te burgosurve.E vetmja menyre komunikimi te jete me telefon me xham te dyfishte ndares ne mes,sepse gjykuar nga ky rast e te ngjashem qe kane ndodhur shpesh,nuk kane me shume tru te afermit qe jane jashte nga njerezit e tyre qe mbahen brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?