FUSHË-KRUJË - Një gardian i burgut të Fushë-Krujës ështa vënë në pranga pasi tentoi të fusë nëpër qeli 22 celularë, kokainë dhe karikuesë.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se ky punonjës i IEVP-së Fushë-Krujë, i identifikuar si Hidër Çali, gjatë ndërrimit të shërbimeve, ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kilogramë brenda oborrit të burgut (në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1) me synimin për t’i futur më pas brenda burgut.
Brenda qeses në fjalë janë gjetur 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje), 3 doza kokainë, 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone.
"Lidhur me këtë ngjarje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e juridiksionit përkatës, po kryejnë veprime hetimore me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të tjerë të mundshëm.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, punonjësi i rolit bazë, H.Ç., është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Futja e sendeve të ndaluara në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”",- njofton policia.
Komente

22 celulare,pa llogaritur drogen e xhinglat e tjera! Akuzat qe i kane bere nuk jane te plota,duhet shtuar korrupsion aktiv e mitmarrje sepse ja kane lyer rroten mire ketij burgaxhinjte qe t'u sillte gjithe keto gjera dhe denigrim te postit e uniformes qe mban.
Përgjigju