Tentoi të fuste 100,460 paund në Shqipëri përmes Portit të Durrësit! Arrestohet 30-vjeçari, vinte nga Anglia

12 Gusht 2023, 10:21| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 10:43

  • Share

Rreth 100,460 paund janë gjetur të fshehura në një çantë dore në portin e Durrësit, ku një 30-vjeçar, i cili vinte nga Anglia është arrestuar pasi u kap në tentativë për të futur paratë e padeklaruara në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Diafet Palushi, 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

I riu vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 12/08/2023 11:35

    Nuk e kuptoj pse rrezikojne me shuma mbi 10mij pound. Bej 10 rruge me avion nga 10mij pound dhe je ne rregull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?