Telefonat që u sekuestruan

Kronikë

Tentoi të fuste 49 celularë kontrabandë në portin e Durrësit, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova! I kishte fshehur në kabinën e kamionit (EMRI)

1 Shtator, 14:56| Përditesimi: 1 Shtator, 15:13

  • Share

Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi që të fuste në vend 49 celularë iPhone. Policia thotë se telefonat u gjetën të fshehura në kabinën e kamionit që drejtonte Sahit Idrizi, për të cilat nuk kishte faturë blerje.

Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe dy telefonë të tjerë që përdorte 53-vjeçari nga Kosova.

Njoftimi i policisë: 

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Smartphone", për goditjen e kontrabandës së mallrave.  

Tentoi të kontrabandonte 49 celularë (iPhone), që i kishte fshehur në kabinën e kamionit, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje të territorit, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, mbi bazën e analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, finalizuan operacionin policor “Smartphone”, si rezultat i të cilit u godit një rast në fushën e kontrabandës së mallrave. 

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë.

Në Port Durrës, në hyrje, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi S. I, gjetën të fshehura në kabinë, dhjetra celularë (iPhone), për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.   

Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe 2 celularë që përdorte shtetasi S. I.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?