Kronikë

Tentoi të fuste alkool në qelinë e Shullazi, Prokuroria pushon çështjen për gardianin: S'ka bërë 'krim'

28 Janar 2020, 21:12| Përditesimi: 28 Janar 2020, 21:27

  • Share

TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për punonjësin e burgut 313, i cili tentoi që të fuste në burg natën e ndërrimit të viteve alkool për Emiljano Shullazin.

Prokurori i cili ka firmosur pushimin e çështjes, Ervin Karanxha ka dhënë katër arsye se për gardiani Egli Pashollari nuk ka kryer një vepër penale. Së pari ka qenë festa e Vitit të Ri dhe  ajo duhet festuar; së dyti alkooli nuk është futur në qeli, pasi është kapur nga kontrollorët; së treti alkooli nuk është një send i ndaluar e aq më tepër që ka qenë nata e ndërrimit të viteve dhe së fundmi nuk është e ndaluar me ligj që të futet pije alkoolike në raste festash.

Për këto arsye, Karanxha ka pushuan hetimet me një vendim që mban datën 16 janar.

Egli Pashollari u padit nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në 14 janar. Pas dy ditëve hetime, Karanxha mbylli çështjen.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?