VIDEO+FOTO/ Tentoi të fuste armë në Shqipëri nga Porti i Durrësit, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova! Kishte shotgun, 2167 fishekë dhe snajper në makinë

8 Dhjetor 2022, 17:58| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 20:56

  • Share

Selman Lajçi nga Kosova, 53 vjeç, i cili jetonte në Zvicër është arrestuar pasi tentoi të fuste armë në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Report Tv sjell fotografitë e arsenalit të armëve që kishte fshehur në automjetin tip 'Land Rover' me targa zvicerane.

53-vjeçari u vu në pranga pasi u kap me shotgun, snajper e pistoletë në makinë teksa vinte me traget nga porti i Anconës, Itali dhe po futej në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Shërbimet e Policisë e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë dhe gjetën të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga pamjet duket se i kishte fshehur brenda dyerve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 18:40
VIDEO/ 53-vjeçari u kap me arsenal armësh në makinë, ja ku i kishte fshehur snajperin, armën e gjahut dhe shotgun-in

53-vjeçari Selman Lajçi, i cili u kap me arsenal armësh në portin e Durrësit duket se i kishte fshehur në pjesën e dyerve brenda automjetit tip 'Land Rover'. Gjatë kontrollit rezultoi se në brendësi të makinës ishin fshehur një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu.

Ora 18:16
EKSKLUZIVE/ Tentoi të futej në Shqipëri me arsenal armësh, del FOTO e 53-vjeçarit nga Kosova! Jetonte në Zvicër  

1670519700_selmanlajci.jpg

Personi që shihi në foto është Selman Lajçi 53 vjeç me origjinë nga Kosova i cili tentoi të futej nga Porti i Anconas, Itali drejt Shqipërisë. Prej kohësh ai jetonte në Zvicër.

Ora 18:10
Fishekë, snajper e pistoletë/ Dalin FOTOT e armëve që kishte 53-vjeçari nga Kosova, lëvizte me automjet me targa zvicerane

Report Tv sjell fotografitë e arsenalit të armëve që tentoi të fuste në Shqipëri 53-vjeçari nga Kosova, Selman Lajçi. Ai jetonte në Zvicër dhe po kalonte përmes portit të Durrësit kur u kap nga policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/12/2022 00:18

    Duke supozuar qe armet mund te kene patur si pike nisje Zviceren,por dhe Italia nuk perjashtohet,si shpjegohet qe i ka shpetuar kontrollit te policise kufitare e doganave ne Zvicer e Itali?!

    Përgjigju
    • Klevioli: 09/12/2022 10:47

      Mes shteteve Schengen (ku Shqiperia nuk ben pjese por ka vetem marreveshje) kontrolli doganor tokesor eshte shume me pak strikt. Dhe se dyti, Zvicra dhe Italia te dyja lejojne pajisjen me arme zjarri per qytetaret, ne ligje me te lehta sesa ato shqiptare. Megjithate, Shqiptaret dhe Kosovaret nuk lejohet te posedojne arme ne Zvicer pavaresisht shtetesive te dyta qe mund te kene, pra lind pyetja per burimin e armeve.

  • Juli: 08/12/2022 19:20

    Hahhaah po ky mire qe nuk paska marre ndonje tank me vete , ku e con mushka ????

    Përgjigju
    • Pikpyetje: 08/12/2022 20:29

      Sa here e is kaluar thuaj ???? Lum si ne thuaj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?