Durrës- Një 38-vjeçar i cili tentoi të fuste me kamion, në Shqipëri, 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të kontrabanduara dhe pa i deklaruar, është arrestuar në Portin e Durrësit.
Policia sekuestroi mallrat, kamionin, pasaportën dhe celularin e Ronald Agos.
Operacioni u kodua 'In'.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi R. A., 38 vjeç, banues në Devoll.
Nga kontrollet në mjet u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi R. A. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “In”, 38-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Komente

Ore e kontrolluat mire, se paskeni bere namin,me keto shishet e veres,Policia qe duam,besoj keni marre noi fugon qe ti bllokoni se janë shume si mbani dot,pika qe siu bie me cfare merreni, per statistika siu fut njeri
Përgjigju