Ilaçet kontrabandë në Morinë

Tentoi të fuste në Shqipëri ilaçe kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari në Morinë

24 Shtator 2023, 09:50| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 10:56

  • Share

Një 54-vjeçar, pronar i një autobusi, u arrestua nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi në automjetin e tij u gjetën 15 kuti me medikamente të ndryshme me vlerë 15 mijë euro, që nuk i kishte deklaruar.

Në pranga ka rënë M. H. 54 vjeç, banues në Kosovë.

54-vjeçari u ndalua nga Policia Kufitare Morinë, ku gjatë kontrollit të kryer në autobusin e tij policia i gjeti dhe i sekuestroi 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro.

I arrestuari  me banim në Kosovë është pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë. Ai do të hetohet nga prokuroria e Kukësit për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?