TIRANË- Një 47-vjeçare është vënë në hetim nga policia pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 36 000 paunde. Ndalimi i 47-vjeçares u bë në pikën kufitare të Rinasit. Pas kontrollit në çantë iu gjet shuma e paundeve të cilat nuk i kishte deklaruar. Paundët u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
'Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen L. B., 47 vjeçe. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.
leke te pastra me siguri, nga ato qe thote kryeministri ne emisionet italiane ...
PërgjigjuMiire thote Luli .t'i kishte deklaruar dhe t'u ishe dhënë një dyqind pounfsh do kishte qënë në rregull.
@Emigranti gjitha lek pastra jan, te terhequra nga banka prerja e re me fytyren e mbretit vetem banka ti jep. Gabimi zonjes eshte se nuk i ka deklaruar ne kufi