Kronikë

Tentoi të fuste nga Porti i Durrësit 1000 fishekë arme gjahu dhe 20 mijë €, në pranga 55-vjeçari (EMRI+VIDEO)

15 Shtator, 12:29| Përditesimi: 15 Shtator, 12:44

  • Share

Durrës- Një 55-vjeçar banues në Tiranë ka rënë në prangat e policisë në Portin e Durrësit.

Kujtim Aliaj tentoi të fuste në vend, 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro të pa deklaruar.

Fshekët, shuma e eurove, kamioni, celulari dhe pasaporta e 55-vjeçarit u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të municionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.     

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.  

Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?