Stadiumi 'Tomori' në Berat

Tentoi të futej në stadiumin 'Tomori' pa biletë, përgjegjësi bën për spital tifozin! Policia i procedon të dy

6 Mars 2023, 13:08| Përditesimi: 6 Mars 2023, 13:09

  • Share

Ngjarje aspak e hijshme në ndeshjen mes Tomorit 2-1 Oriku në Berat. Të shtunë dueli i javës së 18-të në Kategorinë e Parë ka parë një ndodhi jo normale. Përgjesgjësi i stadiumit "Tomori" J.B. ka bërë për në spital një nga tifozët (S.K.) i cili ka tentuar të futet pa biletë në stadium. Përgjegjësi i stadiumit dhe tifozi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, me policinë që i ka proceduar të dy në gjendje të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje", njofton policia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?