Naim Halilaj dhe albitri i ndeshjes Kreshnik Bajramaj

Sport

Tentoi të godiste arbitrin, drejtori i Laçit dënohet me 10 ndeshje pezullim

13 Janar 2021, 22:59| Përditesimi: 13 Janar 2021, 23:04

  • Share

Naim Halilaj, drejtori i klubit të Laçit, është dënuar me 10 ndeshje përjashtim nga Komisioni i Disiplinës për shkak se tentoi të godiste arbitrin në ndeshjen me Kukësin. Atij nuk do t'i lejohet të futet në asnjë nga ambientet e stadiumit.

Kjo ngjarje ndodhi me 9 janar për shkak se Laçi kishte pretendime për disa vendime të gjyqtarit pavarësisht se fitoi me rezultatin 3-2. Arbitri i ndeshjes Laçi-Kukësi, Kreshnik Bajramaj u tentua të goditej nga drejtues të Laçit. Kjo për shkak të disa vendimeve të marra nga ai që nuk u pëlqyen nga Laçi, por ka qenë ndërhyrja e policisë që shmangu dhunën.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 13.01.2021

Zyrtari i KF Laçi, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

Arbitri i ndeshjes Laçi-Kukësi, Kreshnik Bajramaj

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ta them un: 20/01/2021 18:17

    po nuk hyri ligji me vdekje ne Shqiperi nuk ka te ardhme qe tipa te tille ta ulin pak hunden. te isha ne vend te albitrit e denoncoj te FIFA e ta shohin keta shkerdhata qe kane bere para te pista e po hapen bythesh sikur kane cliruar dynjane. 10 ndeshje denim ky ka*uci nuk e ka problem por problemi esht qe ky do e vari ne gjoks si medalje per tu mburrur ...deri sa te beje gje tjeter me te madhe se keshtu llogjikojne keta krimba pa shtylle kurrizore...

    Përgjigju
  • vjeshta: 15/01/2021 21:46

    "Para Laqi"! Kështu thërrasin këto idiotat të ulur nga Munella e Fani. Shkojnë në stadium me automatik. Shikojeni rrashtën këtij drejtorit, katërkëndëshe e veshuke....pfuuu

    Përgjigju
  • Mirditor: 14/01/2021 01:58

    Mem prek kush mu ja pres koken

    Përgjigju
  • kripaxhi: 13/01/2021 23:43

    Para Laci, para Industrial, o Fitore, o Skandal. keta jane akoma ne evolucion si kafshe mos ua vini re.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?