Jorgo Kumaraku

Kronikë

Tentoi të grabisë 34 vjeçaren në Sarandë teksa tërhiqte paratë në bankomat, arrestohet 'skifteri', më parë ka vjedhur 3 kazino me pistoletë lodër

9 Maj 2021, 16:32| Përditesimi: 9 Maj 2021, 21:53

  • Share

Policia ka arrestuar Jorgo (Leonard) Kumarakun 44 vjeç, pasi ky i fundit ka tentuar që t’i marrë paratë një 34-vjeçareje, në kohën që kjo e fundit po tërhiqte të hollat në bankomat. Kumaraku ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge. Më parë ai ka grabitur 3 kazino me pistoletë lodër. 

Ngjarja e fundit ka ndodhur dje rreth orës 09.40 kur qytetarja me inicialet A. M, punonjëse e një kompanie sigurimesh në Sarandë shkoi tek një bankomat për të tërhequr një shumë lekësh, sipas kërkesave të saj.

"Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës, një shumë parash një 34-vjeçareje, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishte tentuar t’i vidhte një shumë parash  shtetases A. N., 34 vjeçe, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. (L). K., 44 vjeç, banues në Livadhja”, thotë policia.

Në momentin kur po kryente veprimet 44 vjeçari i pa maskuar, po me syze iu afrua dhe i vuri një thikë pas shpine q të mos e shihnin të tjerë, dhe njëherësh e ka kërcënuar që ajo t’i jepte lekët që do merrte nga bankomati, ose në të kundërt të bënte një tjetër tërheqje. Qytetarja, i thoshte se nuk kam 'më shumë, kaq kam'. Ndërkohë ai vazhdonte duke ie kërkcënuar. "O më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën apo lekët", i thoshte ai. Në këto momente qytetarja mundi të shkëputej edhe pse e tronditur për çfarë kish përjetuar në pak caste tek bankomati, u drejtua në Komisariatin e Policisë për të bërë denoncimin për rastin. 

Ora 20:27
U arrestua sot pasi i vuri thikën në qafë 34 vjeçares pranë bankomatit, ‘skifteri’ i Sarandës ka grabitur 3 kazino me pistoletë lodër

Jorgo Kumaraku (Leonard Kumaraku), është 44-vjecari banues ne fshatin Livadhja, Sarande i arrestuar  për tentativën e vjedhjes me dhunë pranë një bankomati të punonjeses së një agjencie sigurimesh.

44 vjeçari është një person me precedentë të penalë,  i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge. Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” ne Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilih ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë. Një dite pas ngjarjes së Sarandes, dhunoi dhe grabiti me pistolete lodër punonjesen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Kumaraku eshte perdorues narkotikesh dhe i denuar ne Greqi për “trafik narkotikësh”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?