Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet në Han të Hotit malazezi i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

26 Shkurt, 09:09| Përditesimi: 26 Shkurt, 09:11

  • Share

Një 38-vjeçar malazez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi po tentonte të hynte në Shqipëri.

Ndaj Armano Pepic autoritetet gjyqësore në Vjenë, Austri, më tetë shkurt, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”, informoi sot policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Vjenën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit, në Austri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?