Një 41-vjeçar nga Kosova i cili ishte në kërkim në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Morinë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia informon se Himë Lufaj akuzohet për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.
Vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit në Austri.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë intensifikuar kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe inteligjencën policore me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarin.
Komente
