Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari në Rinas! Pritet të ekstradohet në Itali (EMRI)

12 Maj, 14:40| Përditesimi: 12 Maj, 14:48

  • Share

Një 40-vjeçar i cili tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals është arrestuar në Rinas.

Sipas njoftimit të policisë Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

40-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 5 vjet burg për “Vjedhje me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë:

Gjatë intervistimeve të imtësishme, të realizuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe të tentativave për të kaluar ilegalisht kufirin, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar në hyrje të Shqipërisë, se shtetasi Eduart Isaku, 40 vjeç, i cili udhëtonte nga Madridi, kishte paraqitur dokumente me identitet fals (me gjenealitete Ermir Isaku).

Nga verifikimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i informacioneve në kohe reale, ndërmjet strukturave të INTERPOL, ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2018, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ky shtetas u arrestua provizorisht dhe për ekstradimin e tij në Itali, po bashkëpunojnë Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?