Një 53-vjeçar nga Kameruni është arrestuar në Rinas pasi ka tentuar të hyjë me një sasi të madhe lekësh false. Gjatë kontrollit në Rinas atij iu kap 1 milionë e 75 mijë euro të falsifikuara që u sekuestruan nga policia.
Në pranga ra Josoue Ngankam, 53 vjeç, nga Kameruni, i cili kishte ardhur nga Parisi në Stamboll dhe më pas në drejtim të Rinasit në Shqipëri.
Eurot e falsifikuara ishin fshehur në bagazhet e 53-vjeçarit, ku u gjetën sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).
Dyshimet e para të policisë janë se kamerunasi në bashkëpunim me persona të tjerë në vendin tonë do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara në tregun shqiptar.
Policia vijon punën për zbulimin e të përfshirëve të tjerë. Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe "Mashtrimi".
Josoue Ngankam
Report Tv ka siguruar foton e Josoue Ngankam, 53 vjeç, nga Kameruni, i cili tentoi të fuste në Shqipëri mbi 1 mln euro false. Ai u arrestua në Rinas.
Disa shtete afrikane,midis tyre dhe Kameruni,njihen si vende ku mashtrimi nderkombetar lulezon e vegjeton pa problem.Kam pare nje here nje dokumentar te CNN per keta mashtrues dhe metodat qe perdorin.Ajo qe vertet eshte shqetesuese ne kete histori,eshte fakti qe maskarenj te tille,nuk veprojne vetem me tel. e kompjuter,por dalin dhe ne terren dhe per kete zgjedhin vende me drejtesi te dobet,denime te buta, me nam te dyshimte,me kontrolle qe lene per te deshiruar,vende ku korrupsioni lulezon,vende si Shqiperia.Ve bast qe punishtja ku jane shtypur kartmonedhat eshte ne Turqi,dhe ka vendosur t'i perdori ne Shqiperi per arsyet e mesiperme,por dhe per te humbur gjurmet dhe ne fund kishte per t'i mbetur Shqiperise njolla si pikenisje e monedhave fallso,pavaresisht se shperndaresi e zoteruesi i tyre eshte nje kamerunas.
PërgjigjuPse nuk e late mo te hunter te kishte ul pak inflacionin se na perpiu... Edhe ju si boni per 1. 075 m euro... Hajde hajde shtet ziliqar... Do ken kap kete do ken hyre 100 miliarda euro me ndonje pike tjeter... Keshtu funksionoj ketu.
PërgjigjuCfar jane keto Funderina, Kriminela qe vijne e sjellin Llumin e tyre tek ne? Nenin, ose Paragrafin me te repte per te. Policia, Gjykata, Prokuroria te mos kene Meschire per te, pasi te kete nxjerre te gjithe Bashkepunetoret ne Shqiperi dhe ne Kamerun te plaset ne Burg pa Meshire.
PërgjigjuAi ka kalu Francen e Turqin pa problem e ju e padidet o b.q,,, popull spiun e pa brek ne byth ! Ti qe na prezantohesh si D.Trump ti ja rrufsh k..... D.Trumpit o bagjell qe na qenke i pa meshireshem. Gjyko ato qe po ju lene me rroga 250.000 lekë te vjetra e me plera ne te gjitha rruget e Tiranes dhe qenë endacak si ty. Merruni me keta viktimat e me politik se do ja arrini. Kerkoni rrogat qe ju duhen per te mbijetuar se u fundoset o milet. Po ju a marrin Afgant, Sirjant etc. Hajde klb e gjyko si duhet mqs na qenke me TRUMP !!!!
Pyete km bq kriminel sepse ky kamerunci është mik i vucicit