Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të hynte në Shqipëri teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, 27-vjeçari nga Kosova arrestohet në Morinë (EMRI)

6 Shtator, 11:11| Përditesimi: 6 Shtator, 11:15

  • Share

Një 27-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të hynte në Shqipëri teksa ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.

Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Sabit Mehmetit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

I riu pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?