Një 27-vjeçar me inicialet Xh.K., ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka tentuar të hyjë në ambientet e bashkisë së qytetit për të vjedhur.
Mësohet se i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë. Burimë bëjnë me dije se ai u kap në flagrancë nga policia.
Njoftimi i Policisë
Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.