Çakallit të egër që u kap mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit tashmë po i bëhen kontrollet veterinare dhe më pas do të lëshohet në gjendje të lirë.
Në pamjet e siguruara, nga kafazi në Kopshtin Zoologjik ku u dërgua, kafsha shihet më e qetë nga sa u pa në mëngjes ku tentoi edhe të kafshonte njërin prej punonjësve të agjensisë së parqeve.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Një çakall në mes të Tiranës, momenti kur kapet në shkallët e TKOB, tenton të kafshojë punonjësin e bashkisë
B.V//ReportTv.al