SHKODËR- Një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar e Muriqanit me kanabis me vete.
Atij i është gjetur droga gjatë kontrollit që kanë ushtruar blutë, ndërsa iu sekuestrua edhe celulari i tij.
“Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së riskut, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi A. E.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, njoftoi Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente
