Foto ilustruese

Tentoi të kalonte 400 litra naftë kontabandë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet 30 vjeçari

10 Shkurt 2023, 13:30| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 13:36

  • Share

Një 30 vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës pasi ka tentuar të kontrabandojë 400 litra naftë. Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si J.N i cili akuzohet për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në makinën e 30 vjeçarit, policia zbuloi 400 litra naftë kontrabadë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin me të cilin po transportohej.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?