TIRANË - Një 56-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (11 nëntor) në aeroportin e Rinasit pasi u kap me 4 kg e 660 gr flori kontrabandë.
Pas një hetimi 2 mujor, policia finalizoi operacionin e koduar "Lingota" për goditjen e kontrabandës së mallrave të licensuar.
Sipas policisë, 56-vjeçari me Astrit Llozhi, banues në Tiranë do të udhëtonte drejt Turqisë me sasinë e arit.
Pas informacioneve të marra nga autoritetet shqiptare, policia kontrolloi çantën personale të tij ku gjetën 3 pllaka (lingota) ari me një peshë 4 kg e 660 gr pa licensën përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.
Jo nuk jane te Likes,lingotat bankare kane madhesi e peshe tjeter dhe jane te lemuara ne nivel shume te larte ,kane shkelqim dhe kane stamposje ne vetvete.Pra kane cilesi te larte.Keto jane bere me kallep.por ne menyre artizanale,duken nga pamja krudo qe kane.Megjithate ky personi duhet te jape shume shpjegime.
PërgjigjuHahaha....ore mos jane te Ilir mutit..hahaha
Përgjigju