Dokumentet e sekuestruara

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, në pranga 2 persona

22 Shtator 2020, 15:32| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 15:42

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false.

Policia ka vendosur në pranga një 22-vjeçar me iniciale I.N., banues në Tiranë për falsifikimin e dokumenteve si dhe një 30-vjeçar me iniciale Gj.P.,  që tentoi kalimin e kufirit me dokumente false.

22-vjeçari i ka shitur shtetasit Gj.P. një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, me këtë të fundit që tentoi të udhëtojë për në Angli.

Gjatë muajit shtator janë goditur dhe 12 raste të tjera, 7 raste për falsifikimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të parave.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?