Foto ilustruese

Kronikë

Tentoi të kalonte kufirin me doza kokaine në makinë, arrestohet 26-vjeçari siçilian në Kakavijë

19 Shtator 2021, 11:04| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 11:05

  • Share

Policia kufitare në Kakavijë, si pasojë i kontrolleve të shtuara për “goditjen” e paligjshmërisë, ka arrestuar 1 person.

26-vjeçarit, D.G nga Sicilia i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Fiat”, gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga policia, iu gjetën disa doza kokaine. Si pasojë ai është vënë në pranga nga policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?