Një 45 vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi u kap me armë zjarri në tentativë për të kaluar kufirin.
Në pranga ka rënë 45 vjeçari i identifikuar si Florin Dumani të cilit pas kontrollit të bërë i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor ka vijuar hetimet për veprimet e mëtejshme.
Komento