Tentoi të kalonte kufirin në Rinas duke i ofruar policisë 50 euro, nën hetim 18-vjeçari! Një tjetër ndalohet për kontrabandë ilaçesh

25 Mars 2022, 09:37| Përditesimi: 25 Mars 2022, 09:44

  • Share

Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare e Rinasit, pasi ka tentuar që të kalojë kufirin në mënyrë të parregull. L.H, 18- vjeç, banues në Berat u ka ofruar punonjësve të Policisë Kufitare, një shumë parash, për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt. I riu u procedua për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu është goditur një rast i kontrabandës me mallra të licencuara. Policia ka proceduar penalisht shtetasin M. K., 46 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”. 46-vjeçari gjatë kontrollit në vijën e dytë, në valixhen e këtij shtetasi janë gjetur disa pako me medikamente mjekësore, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar dhe as nuk kishte dokumentin e shoqërimit me lejen e importit nga autoritetet përgjegjëse.     

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?