Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet kosovari, nën hetim doganieri në Morinë

11 Shtator 2020, 09:33| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 09:54

  • Share

Një shqiptar nga Kosova është arrestuar pasi kaloi mallra kontrabandë, si dhe një doganier po ndiqet penalisht pasi lejoi kalimin e tij në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në mjetin tip furgon të shqiptarit nga Kosova I.A., 54 vjeç, u konstatuan  100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Policia e Tropojës vuri në pranga 54-vjeçarin në vendin e quajtur “Sopot”, ndërsa nisi hetimet për doganierit që lejoi kalimin e tij në doganën e Qafë Morinës.

Në hetim është doganieri V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shteti shtet: 11/09/2020 10:08

    Kjo eshte eficenca arrestohet dhe confiskohen 2⁰0 Euro mallra te pa deklaruara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?