Paratë e sekuestruara

Kronikë

Tentoi të kalonte në kufi 13 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 31-vjeçari nga Berati

13 Tetor, 09:46| Përditesimi: 13 Tetor, 09:47

  • Share

Një 31-vjeçar, banues në Berat është vënë nën hetim nga policia pasi tentoi të kalonte më pikën kufitare të Kakavijës 13 200 euro të padeklaruara.

Këto para u gjetën në çantën e 31-vjeçarit me iniciale H. J., teksa u ndalua për kontroll. Ai është vënë nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

“Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 13 200 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 31-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit H. J., ku u gjetën 13 200 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin H. J., 31 vjeç, banues në Berat. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?