Foto ilustruese

Tentoi të kalonte nga Rinasi me ID franceze false, arrestohet 27-vjeçari nga Sri Lanka! Në hetim bashkëpunëtori i tij anglez

18 Mars 2020, 16:59| Përditesimi: 18 Mars 2020, 17:03

  • Share

TIRANË- Një 27-vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar pasi ka tentuar që të kalojë me kartë identiteti franceze false drejt Zvicrës nga aeroporti i Rinasit, si dhe është vënë në hetim bashkëpunëtori i tij.

Në pranga ka rënë R. K., 27 vjeç, banues në Sri Lanka dhe është proceduar penalisht  J. K., 62 vjeç, banues në Londër, Angli. Ky i fundit dyshohet se ka qënë ai që i ka siguruar 27-vjeçarit kartën e identiteti false.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?