Tentoi të kalonte urën në Krujë, e mori 600 metra rrjedha e lumit, shpëton për mrekulli i riu me 'Golf 4'

9 Mars 2020, 22:30| Përditesimi: 9 Mars 2020, 22:39

  • Share

Një i ri ka shpëtuar për mrekulli mbrëmjen e sotme në Krujë. Fatjon Leka ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip 'Golf 4' në momentin që tentoi të kalonte mbi urën e lumit Tërkuzë në Borizanë të mbuluar nga uji, por pa mundur, pasi e mori rrjedha për rreth 600 metra.

Për fatin e tij të mirë, makina është bllokuar nga një trung peme, duke i dhënë mundësi Lekës që të arrinte të dilte duke shpëtuar. Shoferi ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa po punohet për nxjerrjen e makinës nga lumi.

Saktësisht ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur Ura e Tubit, vendi ku në prill të vitit të kaluar u vra Admir Murataj pas grabitjes në Rinas.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?