Pika kufitare e Morinës

Kronikë

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari në Morinë

30 Shtator, 14:24| Përditesimi: 30 Shtator, 14:35

  • Share

Kukës - Një 48-vjeçar i cili tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh nga Kosova në Shqipëri ka rënë në pranga në pikën kufitare të Morinës.

I arrestuari banues në Kosovë iu sekuestrua makina që po lëvizte dhe pjesët e automjeteve që do t’i këmbente/ shiste në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin B. M.      

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i këmbyer/shitur.                 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.      

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?