Tentoi të korruptojë policin kosovar me 10 euro, shqiptari e pëson keq

29 Gusht 2020, 14:26| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 14:30

  • Share

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar t’i ofrojë ryshfet në vlerë 10 euro policit kosovar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas raportit të policisë qytetari shqiptar Bekim Basha gjatë kalimit në Vërmicë ka tentuar ta korruptojë policin e Kosovës.

Gjykatën Themelore në Prizren, pas pranimit të fajësisë, e dënoi qytetarin me 1,200 euro gjobë.

Ai akuzohet se me 19 gusht 2020, rreth orës 10:03 minuta, në mënyrë të drejtpërdrejt i ofron personit zyrtar të Policisë në doganën Vërmicë shumën e të hollave prej 10 euro, si dhuratë e paarsyeshme.

Gjatë hyrjes në doganë, drejtuesit të një automjeti i janë kërkuar pasaportat e pasagjerëve. Teksa dorëzon tre pasaporta, qytetari i ka thënë “pasaportën time ke një kafe”.

Me këto veprime, Bekim Basha akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe është gjobitur me 1200 euro.

 

Komento

Komente

  • Kuksiani: 29/08/2020 14:41

    O idjot nuk jane policet Shqiptare qe ti shkyejne xhepat per te marrur para Kjo eshte polici jo si policet tane hajute,jo te gjith jane hajdute por90% jane te tidhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?