Foto ilustruese

Tentoi të korruptonte policët me 40 euro për të kaluar kufiri në pikën Vermicë të Kosovës, arrestohet shqiptari

29 Janar 2021, 12:11| Përditesimi: 29 Janar 2021, 12:15

  • Share

Në Vermicë, pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë është arrestuar shqiptari pasi ka tentuar të kalojë kufirin duke korruptuar policët me 40 euro.

Personi në fjalë është munduar me insistim të kalojë kufirin dhe herën e tretë ka nxjerrë 40 euro për të korruptuar policinë që ndodhej aty.

Në lidhje me rastin në fjalë është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që shqiptari të arrestohet dhe të mbahet për 48 orë.

Njoftimi i plot i policisë: 

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jap 40 €  zyrtarit policor për tu futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?