Tentoi të korruptonte policin me 50 mijë lekë, arrestohet 52 vjeçari në Tiranë

5 Shtator 2020, 16:14| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 16:15

  • Share

TIRANË- Policia ka arrestuar një 52-vjeçar nga Tirana, pasi tentoi të korruptonte policin.

Sipas informacioneve, në pranga ka rënë 52 vjeçari me iniciale A. H., i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ai u ka ofruar policëve një kartmonedhë me prerje 5000 leke të reja, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?