Foto nga arrestimi i të rriut

Kronikë

Tentoi të korruptonte policin për të shmangur gjobën, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

4 Qershor, 11:37| Përditesimi: 4 Qershor, 11:43

  • Share

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 20 -vjeçarin K.G pasi u kap në flagrancë duke i ofruar para policit për të shmangur gjobën e marrë si drejtues i një motomjeti.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 13, ku efektivët e Policisë Rrugore po monitoronin qarkullimin, edhe ku i riu u ndalua duke mos i gjetur lejen e drejtimit.

20-vjeçari përfundoi në pranga për korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.             

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrës kanë ndaluar në lagjen nr. 13, Durrës, drejtuesin e një motomjeti. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin ligjor, pasi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.     

Në vijim të veprimeve, drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. G., 20 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".       

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?