Efektivi i policisë Kol Kola që dyshohet se tentoi të abuzonte me të miturën

Kronikë

‘Eja të të çoj në komisariat’ arrestohet efektivi i policisë në Lezhë, 62-vjeçari tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën

4 Maj 2021, 18:03| Përditesimi: 4 Maj 2021, 19:08

  • Share

LEZHË- Një punonjes policie në Lezhë është arrestuar, pasi ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me një vajze të mitur. Sipas të dhënave zyrtare shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të shtetasit Kol Kola 62-vjeç banues në Lezhë, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”.
 
Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshes 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës. 

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë Kol Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa dhe mënjehërë ka bërë kallëzim, duke rrëfyer atë çfare i kishte ndodhur. Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se efektivi i policisë Kol Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Në lidhje me rastin po vazhdojnë hetimet nga prokuroria e Lezhës për dokumentimin e plotë të asaj çfarë ka ndodhur. Kol Kola është pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës.

Ora 18:46
Ky është efektivi i policisë në Lezhë që mashtroi dhe tentoi të abuzonte me të miturën

Personi që shihni në foton më lart është Kol Kola, efektivi 62-vjeçar në policinë  e Lezhës, që u arrestua sot i akuzuar se ka tentuar të abuzojë me një të mitur. Dyshohet se Kola, më datë 29 prill të këtij viti, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës. Ai e mashtroi të miturën duke i thënë se do ta çonte në komisariat, por e çoi atë në një banesë në që e kishte në përdorim dhe tentoi të abuzonte me 13-vjeçaren. Kjo e fundit mundi të largohej nga banesa dhe kallëzoi më pas efektivin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kelti: 05/05/2021 06:57

    E zem se Basha pranon. Po Edi Rames kush ja jep te drejten qe te fusi ne qeveri PD'ne? Socialistet kane votuar per tu qeverisur nga PS jo nga kundershtaret. E shikoj shume te gabuar kte gje. Nejse nese ndodh tregon sa dele eshte populli qofte socialist dhe ai demokrat.

    Përgjigju
  • Kastriot: 05/05/2021 00:26

    Ky ash pevres nisoj si shefi komisarjatit nike nikolli dhe te dy bashk i shfrytzojn mionrene per me shfry afshet e tyne.ptuuu qelbanika

    Përgjigju
  • Misa: 04/05/2021 22:09

    Ky pleher ka pak burgun! Dikur ne rinine e tij nje familje ne fshatin ku jeton e mori si punetor ne biznes per ti ofruar pune dhe ky e shkatrroi ate familje.I zuri gruan dashnore ndersa kryefamijari nga pabesia dhe shkaterrimi i familjes pesoi aksident e humbi jeten! Ky maniak meriton denimin maksimal se as familja ska per ti dal krah

    Përgjigju
  • Gysi: 04/05/2021 21:53

    Hetojeni mire se mund te mos e kete te vetmen here kete kopuku

    Përgjigju
  • Lala: 04/05/2021 19:31

    Ti cahet suma pa vazelin ne burg. Dru e k.. mjes drek dark me zor ta kuptoj se ca ka ber e cdo me then me te fut hajdarin pa deshir .me respekt ta rras lala

    Përgjigju
  • artan: 04/05/2021 18:46

    Nese eshte e vertete (dhe e besoj qe eshte ) nuk kam fjale,por,kam shume ide sesi duhet te trajtohet nje monster e tille

    Përgjigju
  • dibran: 04/05/2021 18:39

    .....Vareni per topesh kete bastard qe mundohet te kryeje vepra te turpshme me si mbesen e vet!!!! Dergojeni ne shtepi ku te jene mbledhur te gjithe te afermit, miqte, shoket,dhe te njohurit te tjere per ta dhjaksur ne koke! Poshterojeni rrugeve te Lezhes kete monster!!!!

    Përgjigju
    • Greku: 04/05/2021 18:53

      Duhet varur mor keta mostra

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?