Tentoi të kultivonte bimë narkotike, policia zbulon parcelat me drogë në Dibër

28 Korrik 2020, 10:30| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 10:40

  • Share

Policia ka vënë në pranga 47 vjeçarin me iniciale I.SH., pasi tentoi që të kultivonte lëndë narkotike të cannabis sativa. Pas kontrollit nga policia, 47 vjeçarit të lindur në fshatin Sinë e Epërme dhe banues në Peshkopi, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Staravec, pasi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Staravec, janë evidentuar të kultivuara disa bimëve narkotike. Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve narkotike. Nga policia janë gjetur rreth 183 rrënjë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?