Arrestimi i 40-vjeçarit

Kronikë

Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër

17 Shkurt, 14:26| Përditesimi: 17 Shkurt, 14:30

  • Share

Shkodër-Një 40-vjeçar në Shkodër është vendosur në pranga nga policia pasi tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur. 

Në njoftimin e publikuar nga blutë bëhet me dije se autori, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua në lagjen “Skënderbeg”, pas denoncimit të një qytetari se i kishin vjedhur makinën mbrëmjen e djeshme (16 shkurt).

Operacioni u kodua ‘Again’.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi M. Zh., për vjedhjen e automjetit të tij, mbrëmjen e djeshme, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.    

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar "Again", u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Shkodër.      

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në tentativë për t’u larguar me automjetin e shtetasit M. Zh., të cilin sapo e kishte vjedhur në këtë lagje.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/02/2025 01:10

    Dhe keshtu pasi vidhen,keto makina ose shiten pjese,pjese,ose perfundojne te djegura ne ndonje zone te humbur,pas ndonje vrasjeje.Shpresojme t'i bejne vjedhesit nje hetim te thelle,jo thjesht per vjedhje,se kushedi cfare del!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?