TIRANË- Uniformat blu të Rinasit kanë vënë në pranga një shtetas turk 24-vjeç pasi ka tentuar të largohet nga vendi ynë duke përdorur dokumente false, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij
Policia njofton se 24-vjeçari me shtetësi turke U.Y iu gjet një pasaportë sllovake e dyshuar e falsifikuar, me foton e tij dhe me gjeneralitetet A. L., si dhe një biletë udhëtimi me të dhënat e shtetasit A. L. Mësohet se ky i fundit, ia kishte dhënë biletën te njësia e check-in-it me qëllim për ta ndihmuar shtetasin U. Y., që të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.