Qafë Thanë-Një polak do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të kalonte me 23 700 euro në pikën kufitare të Qafë Thanës pa i deklaruar.
Blutë i gjetën paratë e 45 vjeçarit pas kontrollit të kryer në makinën e tij tip 'Benz'.
Paratë u sekuestruan si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në dalje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin polak A. K.
Gjatë kontrollit u gjetën 23 700 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente
