Paratë e sekuestruara

Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nën hetim 50-vjeçari turk! Paratë iu gjetën të fshehura në çantë në kabinën e kamionit

21 Nëntor, 09:51| Përditesimi: 21 Nëntor, 10:01

  • Share

Kapshticë-Një 50- vjeçar turk është proceduar në gjendje të lirë, pasi tentoi që të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica.

Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, me inicialet A. D, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ky ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

“Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?