Foto ilustruese

Tentoi të përdhunojë një grua, arrestohet 39-vjeçari në Pukë

17 Janar 2022, 15:28| Përditesimi: 17 Janar 2022, 15:33

  • Share

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pukë pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.

Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë ka përfunduar 39-vjeçari me inicialet E.U. Të njëjtat burime konfirmojnë se E.U., ka tentuar të përdhunojë një 43-vjeçare.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?