Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamzë ku një 33-vjeçar dhe një 53-vjeçar kanë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Ujësjellës-Kanalizime.
Uniformat blu kanë vënë në pranga 33-vjeçarin, si dhe nisën hetimet për autorin tjetër.
Njëri nga punonjësit ka kallëzuar gjithashtu se 33-vjeçari ka tentuar ta përplasë me automjet.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. L., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Kamzë, të cilët po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas. Njëri nga punonjësit ka kallëzuar gjithashtu se 33-vjeçari ka tentuar ta përplasë me automjet. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit", informoi sot policia.
Komente
