Foto ilustruese

Tentoi të puthte me zor kamarieren në Itali, e pëson 47-vjeçari shqiptar! I caktohet masa arrest shtëpie

23 Qershor 2022, 17:18| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 17:34

  • Share

ITALI- Pasi tentoi të puthte me zor një kamariere në Itali, pasoja nuk ka qenë e lehtë për shqiptarin 47-vjeçar.

Ishte pronari i lokalit ai që ka sinjalizuar policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të cilën e kishte punësuar si banakiere.

Pas arrestimit, për shqiptarin është vendosur sot nga Gjykata masa arrest shtëpie. Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e banakieres.

Në video duket 47-vjeçari shqiptar i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi iu afrua në qafë e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?