BERAT - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan, në Berat. Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar aksidentalisht nga bashkëfshatari i tij 53-vjeçar.
Të dy kanë qenë duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër, që u dëmtonin derrat, kur në përpjekje për të gjuajtur derrin, 53-vjeçari Dhimitër Kuqi ka gjuajtur aksidentalisht bashkëfshatarin e tij Adriatik Toska, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
"Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital",- njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit.
Komente
