Këlcyrë-Një 27 vjeçar është vendosur në pranga pasi tentoi të qëllonte me thikë një 17 vjeçar në Këlcyrë gjatë një konflikti të çastit.
Uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.
“Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bënjë, Përmet, pasi më datë 17.10.2024, në një lokal, në Këlcyrë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta 27-vjeçari ka tentuar të qëlloi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.