Blerim Ismalaj

Kronikë

Tentoi të rikthehej në Britani me argumentin se kishte fëmijë me shtetasen britanike, 30 vjeçari shqiptar dëbohet për të tretën herë

28 Nëntor 2022, 10:03| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 11:09

  • Share

Shqiptari, Blerim Ismalaj ka dështuar për herë të tretë në përpjekjet e tij për të qëndruar në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte të drejtën e jetës familjare aty duke qenë se kishte një fëmijë me një shtetase britanike.

30-vjeçari u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013. Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar - dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai pati një fëmijë me partneren e tij britanike, shkruan Daily Mail.

Ismalaj përdori rrethanat e tij për të argumentuar rastin e tij sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut, duke këmbëngulur se jeta e tre vjeçarit të tij do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri nga Britania e Madhe.  Por një gjyqtar i lartë i emigracionit ka lënë në fuqi vendimin për deportimin e tij drejt Shqipërisë.

Gjykatësi Gaenor Bruce, i Tribunalit të Lartë, i mbledhur në Qendrën e Drejtësisë Civile të Mançesterit, deklaroi: 'Ky apel është krejtësisht i keqkuptuar. Nuk ishte tepër e ashpër për asnjë nga fëmijët e ankuesit që ai të dëbohej. Kishte padyshim faktorë shumë të rëndësishëm, të cilat në mënyrë mjaft legjitime përfshinin faktin që ankuesi ka treguar një shpërfillje të hapur për kontrollin e imigracionit'.

Rasti vjen pasi Britania pranon një fluks shqiptarësh që mbërrijnë me varka të vogla përtej Kanalit, numri i të cilëve raportohet të ketë qenë deri në 12 mijë në këtë vit.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje deportimi me Shqipërinë në korrik 2021, duke lejuar Britania e Madhe të kthejë kriminelët dhe azilkërkuesit të cilëve u refuzohet kërkesa për qëndrim.  Ismalajt iu dorëzua për herë të parë një urdhër dëbimi në dhjetor 2012 në moshën 20-vjeçare, pasi u dënua për prodhimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?