Berat-Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Lapardha 2 të Beratit. Për pasojë janë djegur disa ferra dhe shkurre.
Pas njoftimit nga banorët e zonës zjarrfikëset janë nisur në vendngjarje.
Fillimisht zjarri u vendos në kontroll dhe më pas u shua plotësisht. Edhe pas fikjes në terren qëndroi një anëtar i grupit zjarrfikës. Këta të fundit kanë ndaluar një shtetas i cili ka tentuar rindezjen e zjarrit.
Qemal Dollani banor i fshatit në gjendje të dehur ka vënë flakën shkurreve dhe ka tentuar riaktivizimin pas fikjes së zjarrit. Burri është dërguar në policinë e Beratit.
Komento
Pse s'digjeshin ne kohen r Enverit ???, sepse u'a tregonte vendin ketyre horave dhe kushte pyje shekullore ne ate kohe .Te krahasosh Luren e dikurshme me kete tani ????????????????Turp
Përgjigju