Tentoi të rrëmbejë 7-vjeçaren, nëna përleshet me pedofilin

3 Maj 2020, 22:45| Përditesimi: 3 Maj 2020, 22:50

  • Share

Një 41-vjeçar ka tentuar të rrëmbejë një vajzë 7- vjeçare po nuk është lejuar nga nëna e saj, e cila ka luftuar me agresorit. Ngjarja ka ndodhur në Liverpool të Britanisë së Madhe, ku nëna kishte shkuar në supermaket së bashku me të bijën  dhe kur ishin kthyer për te makina 41-vjeçari Duncan Johnson i kishte sulmuar.

Ai i vendos thikën në fyt dhe e kërcënon se do ta vrasë, nëse nuk i dorëzon çantën dhe çelësat e makinës, brenda së cilës ndodhej vajza. Gruaja përleshet me agresorin, por ky i fundit i rrëmbeu me forcë çantën dhe çelësat për t'u larguar por u ndalua nga dy persona të tjerë që e bllokuan deri sa erdhi policia.

Sipas policisë qëllimi i agresorit ishte rrëmbimi i vajzës 7-vjeçare. 41-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë pasi ndër vite ishte dënuar për 128 vepra penale, madje herën e fundit ishte akuzuar për pedofili dhe aktualisht ishte një i liruar me kusht.

Agresori Duncan Johnson

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?